Beqaj Nese Basha verteton qe kam vjedhur qofte 31 mije leke iki nga politika

Beqaj: Nese Basha verteton qe kam vjedhur qofte 31 mije leke, iki nga politika

Partia Demokratike prej kohësh ka vënë në shënjestër të akuzave ministrin e Shëndetësisë duke qenë një nga ministrat më të sulmuar pas Saimir Tahirit. Por, Ilir Beqja ka vendosur t’i përgjigjet me padi për shpifje akuzës së kreut të opozitës, Lulzim Basha për grabitjen e 31 milionë eurove.

Beqaj në një komunikatë për mediet thotë, se nëse Basha do të vërtetojë para gjykatës qoftë se ai ka vjedhur dhe 31 mië lekë atëherë do të tërhiqet nga politika.

“Nëse Lulëzim Basha do të faktojë jo 31 milionë euro, po edhe 31 mijë lekë vjedhje në adresën time, unë do të tërhiqem nga aktiviteti publik, dhe do të shkoj përpara drejtësisë. Por në të kundërt, Lulëzim Basha do të duhet të përballet me ndëshkimin e merituar moral e civil, sepse sa për ndëshkimin politik, atë ai do ta marrë me siguri nga populli në zgjedhjet e ardhshme, nësoj siç e mori në referendumin e tij qesharak të 21 qershorit të shkuar”, shprehet Beqaj.

Reagimi i plotë i ministrit të Shëndetësisë:

Sot kam vendosur të çoj në gjyq kryeshpifësin në detyrë të Partisë Demokratike, Lulëzim Basha. Është koha që Lulëzim Basha të provojë përpara gjykatës se shpifjet e tij ndaj meje, nuk janë shpifje, po denoncime të bazuara në fakte dhe prova.


Vërej me trishtim se për Lulëzim Bashën, milionat e miliardat janë fjalë goje, dhe kjo, ndoshta vjen për faktin se ai ende nuk ka provuar përpara drejtësisë së nuk ka grabitur pjesën e tij të milionave nga thesi i korrupsionit me rrugën Durrës­-Kukës. E siguroj opinion publik se përballjes me drejtësinë në gjyqin me kryeshpifësin e Partisë Demokratike, unë nuk do t’i shmangem duke paraqitur raport mjekësor për të djegur afatet e gjykimit siç bëri Lulëzim Basha.


Përkundrazi, nëse Lulëzim Basha do të faktojë jo 31 milionë euro, po edhe 31 mijë lekë vjedhje në adresën time, unë do të tërhiqem nga aktiviteti publik, dhe do të shkoj përpara drejtësisë. Por në të kundërt, Lulëzim Basha do të duhet të përballet me ndëshkimin e merituar moral e civil, sepse sa për ndëshkimin politik, atë ai do ta marrë me siguri nga populli në zgjedhjet e ardhshme, njësoj siç e mori në referendumin e tij qesharak të 21 qershorit të shkuar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama