Behuni gati per nje vere teper te nxehte!

Behuni gati per nje vere teper te nxehte!

Muaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashikimet. Temperatura mesatare e kombinuar në territorin botëror dhe sipërfaqet oqeanike për muajin prill 2014, si më e larta e regjistruar për muajin, ishte 0.77 gradë celsius mbi mesataren e shekullit të njëzetë (e cila ishte 13.7 gradë celsius).

Kërkuesit thanë ditën e sotme se një verë zhuritëse na pret, pasi fenomeni i motit, “El Nino” pritet të kthehet, por ata thonë se kjo mund të rezultojë edhe në më pak uragane. Këtë sezon priten uragane më të ngadalta se zakonisht, për shkak të parashikimeve për “El Nino”, por amerikanët janë paralajmëruar të përgatiten.

“El Nino”, i cili e ngroh Paqësorin një herë në disa vjet dhe ndryshon modelet e temperaturave dhe reshjeve të shiut në botë, ka gjasa të reduktojë numrin dhe intensitetin e stuhive dhe uraganeve tropikale, tha Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike në Nju Jor. Zyrtarët presin rreth 8 – 13 stuhi tropikale dhe 3-6 uraganë. Sezoni gjashtë-mujor i stuhive do të fillojë në 1 qershor.

 

Çfarë është El Nino?



El Nino (lexohet El Ninjo), i referohet një tërësie kushtesh, në të cilat sipërfaqja e detit në një zonë përgjatë Ekuatorit në oqeanin Paqësor qendror dhe lindor bëhet më e nxehtë se zakonisht. Temperatura mesatare e ujit në zonë varion në mënyrë tipike nga 1 në 3 gradë celsius më tepër se normalja. Efekti i kësaj është shtimi i sasive të mëdha të nxehtësisë dhe lagështirës në atmosferë, duke ndikuar në mënyrë të padiskutueshme në modelet e trysnisë së ajrit dhe reshjet e shiut në Paqësor dhe në arenën globale.

Ngjarjet e fuqishme “El Nino” ndodhin çdo 20 vjet, por kërkuesit kanë thënë së fundmi se koha mund të jetë ulur në 10 vjet, për shkak të ngrohjes globale.

Në fundin tjetër të shkallës matëse ndodhet “La Nina”, një kundërpeshë klimaterike e “El Nino”. Ajo u referohet periudhave kur temperaturat e sipërfaqes së detit rreth Ekuatorit janë më të ulëta se normalisht. Kjo ka të njëjtin efekt në trysninë e ajrit dhe reshjet e shiut, pasi kontrollon sa nxehtësi dhe lagështi hyjnë në atmosferë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama