Behuni gati per iPhone 6

Behuni gati per iPhone 6

Apple do të zbulojë modelin e radhës të serive popullore të iPhone në muajin gusht, një muaj më herët nga sa pritej prej vëzhguesve të industrisë, ka raportuar media tajvaneze ditën e premte, duke cituar burime të paidentifikuara.

 

Versioni i iPhone me ekran 4.7 inç do të hidhet në treg në gusht, raporton “Economic Daily News”, pa specifikuar në cilat tregje do të arrijë në fillim telefoni. Ndërsa modelet me ekran 5.5 inç ose 5.6 inç do të hidhen në treg në shtator, tha gazeta, ashtu siç është vepruar me seritë e mëparshme të iPhone. Po ashtu, gazeta njofton se këtë vit do të prodhohen 80 milionë pajisje celulare iPhone 6. 

 

Vëzhguesit e industrisë kanë thënë se rritja e përmasve të ekranit të iPhone-it nga 4 inç do të ndihmojë në rritjen e fitimeve të firmës “Apple” në krahasim me firmat konkurruese si “Samsung Electronics”, të cilat, sipas tyre i janë përgjigjur dëshirës së konsumatorëve për përmasa më të mëdha të ekranit. Përfaqësuesit e Apple nuk kanë bërë asnjë koment deri më tani. 

 

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama