Gjatë këtyre dy viteve kam tentuar zgjidhje të ndryshme, shpëtimin e kam gjetur tek to-do apps. Arsyeja pse preferoj shumë këto aplikacione është se janë shumë efektive, të thjeshta dhe të ndihmojnë shumë. Nuk e di pse, por nuk mjaftohem dot me një aplikacion dhe përdor 4 të tillë në të njëjtën kohë (Asana, Evernote, Any.do & Google Calendar).
Asana (web & mobile)
Asana për momentin është to-do webaplikacioni më i preferuar i imi. Cka më pëlqen më së shumti tek ky aplikacion është thjeshtësia, funksionaliteti dhe dizajni minimal. Të mundëson të krijosh një workspace në të cilen pastaj krijoni projektet e tua. Në ato projekte ju mund të listoni gjërat që keni për të bërë, keni përfunduar. Në secilin listim ju mund të shtoni ekstra shënime, të caktoni një afat përfundimi etj. Gjithashtu mund të ftoni bashkpunëtorët tuaj në workspace që keni krijuar, të komunikoni përmes e-mail brenda workspace me kolegët dhe shumë funksione tjera që do të jua lehtësojnë jetën.
Unë preferoj versionin web, mirpo edhe ai mobile është shumë i mirë. Duke qenë se kam një Nexus S (Android 4.1 JB) duhet të mjaftohem me mobile versionin e faqes dhe jo një aplikacion i veqantë (ndryshe nga përdoruesit e iPhone dhe iPad që mund të shfrytëzojnë aplikacionet e krijuara nga Asana). Mobile versioni s'ka të sharë, është funksional dhe shumë i ngjashëm me web verzionin.
Evernote (web & mobile)
Evernote është një must app për secilin person që zotëron një smartphone. Nuk është tamam to-do app, por ka funksione që të ndihmojnë shumë kur keni nevojë për të mbajtur mend diqka më shumë sesa një to-do i thjeshtë. Gjithcka që shkruani dhe veproni sinkronizohet edhe me web verzionin. Pos shënimeve, ju mund të ruani edhe foto, audio.
Unë preferoj verzionin për Android, sepse shumicën e herave që e përdori këtë aplikacion jam në rrugë. Verzioni web më duket i ngadalshëm, dhe i ngarkuar prandaj s'është që e dua shumë.
Any.DO (mobile)
Any.DO është një to-do app tipik në të cilin mund të shkruash gjëra që do të bësh që të mos i harrosh. Ju mund ti klasifikoni postimet e juaja në dy mënyra (Personal & Work) dhe sipas ditëve të javës (Today, Tomorrow, This Week, Later). Postimet mund të përmbajnë edhe shënime ekstra, gjithashtu mund të vendosni alarm për tu njoftuar për listen e gjërave që keni për të bërë. Një veqori që më pëlqen tepër tek ky aplikacion është 'shake' ku ju duke shkundur telefonin, fshini postimet që tashmë keni përfunduar.
Google Calendar (web & mobile)
Të them të drejtën me këtë s'është se kam shumë përvojë prandaj edhe s'mund të flas shumë. Duke qenë se me Android ky aplikacion vjen vet i instaluar gjithmonë më ka tërhequr por përtoja të filloja të merresha edhe me të. Përshtypjet e para janë të mira në përgjithësi veqse më duket pakëz i ngarkuar.
Të qenurit produktiv është esenciale nëse dëshiron të jesh i sukses'shëm. Mirpo në rast se mungon vullneti dhe dëshira për punë, ju mund të instaloni edhe 100 aplikacione prap s'do të arrini sukses.
Jam kurioz të di se cila është formula juaj e suksesit të të qenurit produktiv në punë. Shprehuni përmes komenteve.
Graniti është një i ri i interesuar rreth botës së SEO, Social Media & Marketing, ndërsa është uebmaster i faqeve Poezi Dashurie dhe Shpallje Falas.
Për më shumë atë mund ta gjeni në Twitter, Facebook & +Granit Doshlaku