Beethoven eshte vrare nga mjeku i tij

Beethoven eshte vrare nga mjeku i tij

Kompozitori i të gjithë botës, Beethoven, mund të jetë vrarë. Si ka ndodhur kjo? Edhe para vdekjes, në 26 mars të vitit 1827 Bethoven ishte shumë i sëmurë. Shumë hipoteza u ngritën e u përpunuan, por asnjëra nuk qe përfundimtare për zhdukjen e tij në moshën 57-vjeçare. Më e fundit është ajo e studiuesit Christian Reiter. Pas shumë muajsh analizash mbi flokët e e kompozitorit ai jep diagnozën e tij finale që e ka publikuar në "Beethoven Journal". Sipas kësaj teze, substancat e gjetura në zonën e barkut, dëshmojnë se mjeku, Andreas Wawruch, e kishte helmuar me kurat e tij. "Vdekja e tij ka ardhur nga trajtimet e Dr. Wawruch.

Edhe pse ju nuk mund ta fajësoni Dr. Wawruch, ai tashmë e dinte se Bethoven vuante nga një gjendje e rëndë e mëliçisë", shprehet Reiter. Vetëm përmes një autopsie të bërë në 26 mars të 1827 në kryeqytetin austriak, ku kompozitori u vendos pas vdekjes, doktorët vendosën që Bethoven vuante nga ceroza. Muzikanti, autor i nëntë simfonive, pesë koncerteve për pianoforte dhe orkestër, sonata të pafundme për pianoforte mes të cilave edhe "Chiaro di luna", sipas këtyre të dhënave duhet të ketë vdekur nga një overdozë ilaçesh. Kompozitori gjerman, Il compositore tedesco, i goditur nga një sëmundje e rëndë, në fazat e fundit të jetës së tij duket se është intoksinuar me substanca që në të vërtetë duheshin përdorur për ta shëruar.

Nga disa kërkime fillestrae rezultonte se Ludëig van Beethoven kishte vuajtur nga helmim plumbi, duke u nisur nga një dozë toksikuese e këtij metali në flokët e tij, e më pas edhe në disa fragmente kockash. Këto gjetje shkencore kishin shtuar edhe më tej bindjen se intoksikimi me plumb kishte ndihmuar në fazat finale të vdekjes së tij. Por eksperti mjeko-ligjor vjenez Christian Reiter akuzon mjekun e Bethovenit, Andreas Wawruch. Një lajm i tillë është përhapur me shpejtësi në të gjitha agjensitë e lajmeve botërore. I parë më tepër si një kuriozitet nuk dihet se si do të shkojë më tej kjo tezë. Megjithatë, bethoven dhe krijimtaria e tij mbeten të pranishme pothuajse në të gjitha skenat e botës. Vetëm këto ditë, një sërë lajmërimesh njoftojnë interpretimin e simfonive të tij, nga artistë me kombësi të ndryshme.

Marre nga : Gazeta Shqiptare


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama