Basi shqiptar ne skenen e Empolit

Basi shqiptar në skenën e Empolit
I organizuar nga "Centro Studi Ferruçio Busoni" të qytetit të Empolit, ai do të jetë përkrah tenorit Francesco Paccorini. Leka vjen në këtë interpretim pas suksesit në Operën "L'orso" (Ariu) të William Walton, "Extravaganza" në një akt, e cila u vu në skenë nga shoqëria vokale (kor dhe solist) në bashkëpunim me orkestrën e "Opera Giocosa" të Friuli Venezi Giuglia, të drejtuar nga mjeshtri Severio Zannerini, ku basi shqiptar interpretoi me sukses rolin e Lukës.

Pak për Lekën

Hektor Leka është lindur në Tiranë. Që i vogël nisi studimet në violinë e në kanto nën drejtimin e së ëmës, mezosopranos së njohur Rozmari Jorganxhi. Diplomohet në Akademinë e Arteve në Tiranë, me pedagog Frano Lufi. Në vitet '90 është transferuar në Itali, ku dhe është vendosur në Trieste. Në vitin 1992 ka ndjekur kursin për këngëtarët e rinj lirikë në Teatro Verdi, Trieste, me M° C. Strudthof. Ndërsa më 1993-n, studion në Konservatorin "G. Tartini", me M° Cecilia Fusco.

Leka ka kënduar si solist në "Cappella Civica" në Trieste. Ndër interpretimet e tij të para përmendim në premierën absolute të "La Strada di Levata" di D. Zanettovich. Ka bashkëpunuar si solist në prodhime të ndryshme koncertiste simfoniko-korale dhe të muzikës së dhomës. Në kampin operistik ka debutuar më 1997-n te "La Traviata" (markezi D'Obigny) nën drejtimin e F. M. Martini dhe më 1999-n në rolin e Kontit Ceprano te "Rigoletto" drejtuar nga F. Rosa, etj. Aktualisht vazhdon punën si artist i korit në Teatro Verdi të Triestes.

b.g  : Gazeta Metropol

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama