Bashkepunim mes BMW-se dhe Apple-it?

Bashkepunim mes 'BMW'-se dhe 'Apple'-it?

Së shpejti mund të kemi një bashkëpunim mes BMW-së dhe “Apple”-it.

Këtë e ka konfirmuar administratori i deleguar i gjigantit gjerman të makinave, Harald Kruger, pak ditë para çeljes së Panairit të 66-të Ndërkombëtar të Automobilizmit në Frankfurt (17-27 shtator). Sipas tij, “BMW”-ja është e gatshme të bashkëpunojë me firma të botës dixhitale.

“Ka diçka që i bën “BMW”-në dhe ‘Apple’-in shumë të ngjashëm dhe të dy kompanitë janë marka të forta”, deklaroi Kruger për gazetën gjermane “Sueddeutsche Zeitung”.

Kjo deklaratë pason vizitën e vitit të shkuar të numrit një të “Apple”-it, Tim Kuk, në fabrikën e Lipsias, ku është prodhuar modeli elektrik “i3” i “BMW”-së. Vizita u cilësua si hapi i parë i shkëmbimit të teknologjive mes dy markave të njohura: struktura me fibra karboni e “BMW i3” mund të përdoret në makinën “Apple Car”, kurse programet elektronike, sistemet dixhitale dhe të ndërlidhjes të shfrytëzohen nga gjiganti gjerman i automobilizmit.

Bisedimet mes dy kompanive u ndërprenë muajt e shkuar pasi Herbert Dies, kreu i kërkimit dhe zhvillimit në “BMW”, kaloi te “Volkswagen”-i.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama