Çdo vit, më shumë se 1 milionë pacientë spitalizohen për shkak të aftësisës së kufizuar të zemrës, që ndodh kur muskujt e zemrës nuk janë në gjendje lirohen e shtrëngohen normalisht. Doktor Greg Farrou pranë shkollës mjekësore të universitetit të Kalifornisë thotë se kjo gjendje shkakton pakësimin e rrjedhës së gjakut në organizëm duke paraqitur tek pacienti simptoma të tilla siç është lodhja ose probleme në qarkullimin e gjakut.
Spitalet në mbarë Amerikën janë pajisur me një listë udhëzimesh për trajtimin e funksionimit të pamjaftueshëm të zemrës. Ndër këto rekomandime si terapi e mundëshme përfshihet trajtimi me një grup barnash të quajtur Aldosterone Antagonist ose bllokues. Doktor Forrou thotë se këto ilaçe të provuara klinikisht kanë treguar se mund të ofrojnë një mbrojtje të gjërë për këta pacientë.
Gjatë studimit, doktor Farrou zbuloi se barnat bllokues kundër kësaj sëmundjeje kardiake përdoreshin vetëm në 30 përqind të rasteve. Terapia me aldosterone antagionist është tepër e lehtë dhe kushton pak, thotë doktor Farrou, ndërsa studimi tregon se spitalet e nënvlerësojnë këtë terapi. Sipas të dhënave, numri i njerëzve të prekur nga funksionimi i pamjaftueshëm i zemrës po vjen duke u rritur. Doktor Greg Farrou e të tjerë shpresojnë se rezultatet e studimit të fundit do t’i nxisin spitalet që të shtojnë trajtimet me barna bllokues ose Aldosterone Antagonist për pacientëve që preken nga funksionimi i pamjaftueshëm i zemrës.
Mbarëvajtja në shkollë dhe çrregullimi psikologjik ADHD
Çrregullimi psikologjik kur njeriu është hiperaktiv dhe i pavemendshëm, njihet me akronimin ADHD. Një studim i ri tregon se nxënësit me ADHD e kanë më të vështirë të përfundojnë në kohë shkollën e mesme, ndonjëherë më të vështirë sesa nxënësit me çrregullime të tjera psikologjike.
Ekzistojnë tri lloje të ADHD-së; kur personi është hiperaktiv, i pavëmendshëm, dhe kombinimi të dyjave. Sipas studimit të kryer nga Universiteti i Kalifornisë në Davis, pothuajse një e treta e nxënësve me ADHD e braktisin shkollën e mesme ose diplomohen me vonesë. Më shumë se 32 për qind e nxënësve me llojin e kombinuar të ADHD-së nuk e mbarojnë në kohë shkollën e mesme, në krahasim me 15 për qind e të rinjëve pa këtë çrregullim.
Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, numri i njerëzve me ADHD është rritur mesatarisht 3 përqind nga viti 1997 në 2006.
Ekspertët thonë se rezultatet e studimit duhen parë si të rëndësishme sepse braktisja e shkollës së mesme ndikon në të ardhmen afatgjatë të individit dhe të shoqërisë në përgjithësi.
Tingëllimi kronik dhe telefoni celular
Rreth 10 deri 15 për qind e njerëzve në botën e industrializuar vuajnë nga zhurma kronike, një tingëllim konstant metalik dhe shumë shqetësues në vesh. Shkencëtarët e lidhin këtë gjendje me përdorimin e telefonit celular.
Të folurit shumë në telefon celular mund të shoqërohet me dyfishimin e rrezikut që personi të preket nga tingëllimi kronik në vesh, thuhet në një studim që u botua kohët e fundit në revistën Shkenca mjedisore
Tingëllimi kronik është një term i përdorur për zhurmën e vazhdueshme në vesh por që nuk vjen nga ndonjë burim i jashtëm. Rezultatet e studimit treguan se pacientët të cilët kishin përdorur një telefon celular ishin 37 përqind më në rrezik për t’u prekur nga tingëllimi kronik, në krahasim me personat që nuk kishin përdorur telefonë celular. Personat që kishin përdorur telefonin e tyre 10 minuta në ditë kishin 71 përqind gjasa që të prekeshin nga tingëllimi kronik. Rreziku ishte edhe më i lartë për personat që e kishin përdorur telefonin celular më shumë se 4 vjet. Studimi le të kuptohet se tingëllimi kronik në vesh është bërë më i përhapur gjatë 10 vjeçarit të fundit, duke afektuar deri 15 përqind të njerëzve në vendet e industrializuara.Tingëllimi kronik mund të krijojë shqetësime të mëdha në jetën e përditëshme. Për këtë çrregullim nuk ka ndonjë kurë.