Barazi gjinore edhe ne Facebook

Barazi gjinore edhe ne 'Facebook'

Rreth 1.4 bilionë përdoruesve të “Facebook”-ut, tani do t’u duhet një vështrim më i ngadaltë tek dizajni i ri i këtij rrjeti social.

“Facebook” ka ndryshuar logon, e cila ka të bëjë me barazinë gjinore. Vetëm disa javë pasi u njoftua për ndryshimin e logos kryesore, tani “Facebook” ka njoftuar se ka bërë disa ndryshime në logon ku ju vijnë kërkesat e miqësisë si dhe ato për grupe bisedash.

Kur të hapni faqet e tuaja në këtë rrjet social do të shikoni se femra tani është para mashkullit dhe të dy kanë një model tjetër flokësh, gjithashtu ka ndryshime edhe tek pjesa e shpatullave.

Më përpara ishte mashkulli përpara një ikone të vogël femre, ndërsa tani është femra e para dhe ka barazi tek shpatullat. Gjithashtu, edhe në logon ku tregohet për një bisedë në grup, mund ta kuptoni që femra tani është para dy meshkujve.

Këto ndryshime kanë ardhur pas ankesave të femrave, të cilat janë shprehur se logot e vjetra tregonin femrën poshtë mashkullit. Menaxheria e dizajnit të “Facebook” ka thënë se shikonte diskriminim gjinor tek logoja ku vijnë kërkesat e miqësisë: “Ikona e zonjës donte një shpatull, dhe unë e dizajnova. Dhe kështu ka nisur puna ime disa mujore për të ndryshuar logon”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama