Në ceremoninë e "Ballkanika"-s përveç anëtarëve të jurisë, autorëve kandidatë dhe botuesve organizatorë, kanë qenë të pranishëm personalitetet më të njohura të jetës kulturore në Bullgari dhe personalitete të jetës politike të vendit. Ndërsa Shqipëria përveç Aliçkës, "përfaqësohej" edhe nga shtëpia botuese "Toena" (përfaqësuesja shqiptare në jurinë ndërballkanike, Diana Çuli), e zgjedhur nga komisioni i botuesve ballkanikë si "pjesë e jurisë" për çmimin e romanit më të mirë të vendeve të Ballkanit për vitin 2006. Autori Aliçkaj ishte propozuar si konkurrent nga juria në Shqipëri e përbërë nga Piro Misha, Diana Çuli dhe Virgjil Muçi. Ky vit për "Ballkanika"-n përkonte me 10-vjetorin e themelimit të çmimit nga një grup botuesish të njohur të vendeve të Ballkanit, me nismën e botuesit dhe autorit bullgar Nikolai Stojanov.
Marre nga : Gazeta Metropol











