Ballist Morina kerkon lirine per festa Gjykata e Larte pritet te jape vendimin

Ballist Morina kerkon lirine per festa, Gjykata e Larte pritet te jape vendimin

Kanë kaluar dy muaj nga arrestimi i Ballist Morinës, ndërsa ky i fundit njihet si përsoni që ngriti dronin në Beograd, gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri.

Relatori i çështjes, Guxim Zenelaj, mësohet se ende nuk ka caktuar një datë për gjykimin e këtij rekursi, ndërkohë që burime nga Gjykata konfirmojnë për Shqiptarja.com se ky proces mund të zhvillohet javën e ardhshme.

Morina u arrestua më 7 tetor nga komisariati numër një në Tiranë, një ditë para ndeshje Shqipëri-Serbi të luajtur në Elbasan Arena. Në kërkesën depozituar në Gjykatën e Lartë avokati i tij Ardian Visha kërkon lirimin e Morinës dhe hetimin e tij me masë më të butë përfshi dhe detyrim paraqitje apo mbikqyrjen elektronike.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama