Balla tregon sms-ne si u tall me Berishen I Cova sms Taulanti merret me droge dhe ai e lexoi

Balla tregon sms-ne si u tall me Berishen: I Cova sms 'Taulanti merret me droge' dhe ai e lexoi

Taulant Balla ka treguar një histori komike në parlament. Në përgjigje ndaj akuzave të Berishës që i thoshte se “ke mbjellë drogë në Xhyrë”, Balla dëshmoi se i ka dërguar një sms Berishës javën e kaluar nga telefoni i tij, duke i thënë që “Taulant Balla ka mbjell një parcelë më drogë në Librazhdë. Të lutem denoncoje”.

“Në mënyrë të pabesueshme për mua që u talla ai e lexoi tha Balla. Tani po ju tregoj telefonin tim që ka sms dhe atë që lexoi Berisha”.

“Tani do u tregojë diçka që do qeshin kolegët. Berisha lexon çdo mesazh që i vjen në telefon dhe i lexon si të besueshëm. Dhe për ta vërtetuar këtë, i çova vetë një mesazh sot ku i shkruaja që Taulant Balla ka mbjellë hashash në Librazhd. Dhe ju e patë vetë që Berisha e lexoi vetë sot këtë mesazh, që unë ia kisha çuar për veten”, tha Balla duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Dëshmia e Ballës shkaktoi humor dhe në radhët e PD dhe c’tensionoi disa minuta Kuvendin


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama