Një baba i premtoi vajzës së tij 7-vjeçare se ajo do të ishte një princeshë e vërtetë dhe shpenzoi gjashtë muaj për ta bërë ëndrrën e saj realitet. Jeremiah Heaton e vrojtoi globin pëllëmbë për pëllëmbë për të gjetur një copë toke të pa pretenduar nga asnjë shtet, në mënyrë që ta shpallte atë si shtetin e tij dhe ta bënte vajzën Emily princeshë. Babai i tre fëmijëve, gjeti Bir Tawil, një rajon malor prej 1287 km katrorë mes Sudanit dhe Egjiptit që asnjë shtet nuk e kishte pretenduar. Babai nga Virxhinia udhëtoi në shkretëtirë muajin e shkuar dhe vari flamurin e projektuar nga fëmijët. Princesha e re Emily ka tashmë një kurorë të sajën dhe kërkon që e ëma ta thërrasë Princesha Juaj. Familja e ka quajtur tokën si Mbretëria e Sudanit Verior dhe shpreson që fqinjët Sudan dhe Egjipt ta njohin.