BERZH ul pritjet per rritjen e Rajonit Shqiperia njesoj

BERZH ul pritjet per rritjen e Rajonit, Shqiperia njesoj

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka mbajtur të pandryshuar pritjet për rritjen ekonomike në vendin tonë (1.7 %), ndërsa ka ulur parashikimin për rritjen në Europën Juglindore, si rrjedhojë e dëmeve të mëdha nga përmbytjet në disa shtete dhe tensioneve në sektorin bankar të Bullgarisë. Rishikimet më të thella në ulje janë për Serbinë dhe Bosnjë- Hercegovinën. Të dyja këto shtete kanë vuajtur nga dëme të shumta nga përmbytjet e majit. Sektorë jetësorë të ekonomisë, si energjia dhe bujqësia, janë ndikuar keqazi. Rritja në Bosnjë është parashikuar në vetëm 0.2%, krahasuar me parashikimin e majit prej 1.8%. Serbia ka të ngjarë të bjerë në recesion me ekonominë që pritet të tkurret 01.5%, krahasuar me pritshmëritë fillestare për një rritje prej 1%.

BERZH uli parashikimin për Bullgarinë në 1.5%, nga 1.9%, kryesisht për shkak të problemeve në sektorin financiar. Sipas tabelave të raportit, parashikimi për Shqipërinë mbetet 1.7% për vitin 2014 (aq sa ishte dhe në raportin e majit), për t’u përshpejtuar në 2.5% në 2015-n.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama