Australiani zgjohet nga koma dhe flet shume mire kinezce

Australiani zgjohet nga koma dhe flet shume mire kinezce

Historia e 22-vjeçarit australian, Ben MekMahon është e pabesueshme. Pasi përfundoi në gjendje kome pas një aksidenti të rëndë me makinë, pas dy javësh është rizgjuar dhe ka filluar të flasë rrjedhshëm gjuhën kineze.

Mjekët nuk dinë të shpjegojnë arsyet. Në të vërtetë, Ben, që i vogël kishte studiuar bazat e gjuhës kineze në shkollë, por nuk kishte qenë asnjëherë në gjendje për të folur.

Ndërsa tani do të shfrytëzojë këtë aftësi të papritur, duke u transferuar në Shanghai për të studiuar për ekonomi në Universitet.

Ben është me origjinë nga Melburni. Sapo doli nga gjendja e komës, ishte i bindur se fliste gjuhën e nënës së tij, anglishten, që në të vërtetë ishte harruar plotësisht. “Mu deshën tri ditë për të rifituar shprehitë e të folurit anglisht”, – tregon Ben.

Falë kësaj njohjeje të gjuhës kineze, ai arriti të fitojë një kontratë në televizion për të drejtuar një program mbi ndërmjetësimin kulturor mes Kinës dhe Australisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama