Audicioni shfaqja e suksesshme e diplomes se aktoreve kosovare ne Teatrin Eksperimental

TIRANË, 4 Nëntor / ATSH / - Shfaqja "Audicioni", prodhim i produksionit CMB nga Prishtina, do të vijë në skenën e kryeqytetit në datat 7 dhe 8 nëntor ora 19:00 në Teatrin Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli", ku vepra e autorit James Johnson do të shfaqet për miqtë e teatrit.

Në regjinë e Mentor Shalës, skenografinë e Blerim Shalës dhe kostumet e Jetmira Hoxhës, aktorët Sindi Çitaku, Tringa Hasani dhe Lyra Xhoci sjellin dramën psikologjike, e cila ndodh pikërisht në një skenë teatri apo një hapësirë të ngjashme, gjatë një audicioni për shfaqje.

Pas premierës së suksesshme të 17 prillit në Teatrin e pavarur "Oda" në Prishtinë, "Audicioni" i James Johnson ka rrugëtuar drejt Tiranës, ku shfaqja e diplomës master për aktoret Sindi Çitaku, Tringa Hasani kërkon suksesin edhe në kryeqytet.

Lauren është një aktore e re e cila lajmërohet në një audicion për shfaqje.

Mirëpo regjisorja që mban audicionin, Stella, ka metodë të çuditshme për të provuar aktoret.

Në një audicion që zgjatë tërë ditën, përmes manipulimit, nënçmimit dhe lojërave psikologjike, aktorja i nënshtrohet sprovave të njëpasnjëshme, me të vetmin qëllim, që regjisorja të kuptojë se deri ku është në gjendje të shkojë aktorja për të fituar rolin.

/k.m//m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama