Audicioni nga Kosova shfaqet kete fundjave ne Tirane

Audicioni07Tiranë 6 Nëntor /ATSH- Premiera e shfaqjes "Audicioni" shkruar nga James Johnson me regji të Mentor Shala nga Kosova, do të shfaqet në Teatrin Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" , në Tiranë këtë fundjavë.

Në këtë pjesë interpretojnë aktorët nga Kosova, Sindi Çitaku, Tringa Hasani dhe Lyra Xhoci. Shfaqja është një dramë psikologjike që zhvillohet në një skenë teatri apo hapësirë të ngjashme, gjatë një audicioni për shfaqje.

Lauren, është një aktore e re e cila njoftohet për te marre pjese ne një audicion shfaqje. Mirëpo regjisorja që organizon audicionin, Stella, ka metoda të çuditshme për të provuar aktoret. Audicioni do të zgjatë gjithe ditën, përmes manipulimit lojrave psikologjike. Aktorja i nënshtrohet sprovave të njëpasnjëshme, me të vetmin qëllim që regjisorja të kuptojë se deri ku është në gjendje të shkojë aktorja për të fituar rolin. Kjo shfaqje është prodhim i produksionit CMB, Prishtinë. Shfaqja do te jepet me datat 7 dhe 8 nëntor, ora 19.00.

/m.zf,n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama