Promovimi i një projekti kërkimor për një Atlas Dialektologjik të Gjuhës Shqipe është meritë e prof. Mateo Bartolit (1929), më pas u ndoq nga prof. Karlo Taliavini (1940) dhe u vazhdua nga prof. Eqrem Çabej, i cili formuloi pyetësorin mbi matricën e atlaseve të S. Xhilieron dhe vetë Bartolit.
Ky dokument kulturor u realizua nga ana praktike në Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë të Tiranës dhe mori zhvillime të mëtejshme duke filluar nga viti 1970 deri në vitin 1990, gjatë punës së vështirë dhe përfituese për dy dhjetëvjeçarë. Kriza e viteve ‘90 nuk ofroi mundësi për publikimet në Shqipëri dhe, me sugjerimin e prof. Romano Lazeronit, në atë kohë president i Komisionit Kërkimor CNR, Universiteti Oriental i Napolit, sponsorizoi shkrimet editoriale, duke i përfshirë në marrëveshjen e bashkëpunimit dhe kooperimit midis dy institucioneve dhe duke siguruar në këtë mënyrë mbështetjen e parë nga vetë CNR-ja. Në kuadër të simpoziumit “Variacionet gjuhësore në shqip” (Salerno 1994), urgjenca e publikimit të Atlasit u mor nga prof. Bahri Beci, në atë kohë drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë të Tiranës dhe bashkautor i vetë Atlasit, i cili gjatë realizimit nxirrte në pah jo vetëm aspektet strukturore dhe procesin e evoluimit, që kishin çuar në strukturimin përfundimtar të Atlasit, por, nëpërmjet vëzhgimit të fenomeneve të konvergjencës dhe divergjencës gjuhësore, arriti të zbulonte në Principatën e Arbërit (shek. XI-XV), zonë midis Durrësit dhe Lumit Drin, konsolidimin e disa fenomeneve dialektologjike homogjene, jo të panjohura për procesin e formimit të një “njësie politike dhe ekonomike” progresive. Hartimi i kësaj vepre krijonte perspektiva të një interesi të madh historik dhe gjeopolitik, të cilat meritojnë reflektime dhe thellime të mëtejshme dhe falë gjithë të dhënave që ofron tashmë Atlasi. Ky shembull është sqarues dhe thekson rëndësinë e madhe që mund të ketë kuadri i përgjithshëm i fenomeneve të panumërta gjuhësore, që përfshin të gjithë zonën (albanofone) shqipfolëse, atë të Shqipërisë, të tokave albanofone limitrofe, të Greqisë, të Zarës (Kroacisë) dhe të jugut të Italisë. Të dhënat e siguruara nga Atlasi mundësojnë një riorganizim kompleks të varianteve dialektore fonomorfologjike, të cilat ofrojnë udhëzime të vlefshme për të përcaktuar zonat e prejardhjes së rrymave të ndryshme të emigrantëve.
Nevojitet më tepër se një falënderim për ata që mundësuan publikimin aktual; Universitetit Oriental të Napolit dhe në mënyrë specifike Departamentit të Studimeve të Europës Lindore, i cili, përveç kontributit financiar, ka investuar energji dhe përkushtim; dhe, së fundi, por jo i fundit, Rajonit të Kampanjas, Zona e Koordinimit të Aktiviteteve Sociale dhe trashëgimisë historike, kulturore dhe folkloristike të Komunitetit Albanofon, të Komunës së Greçit, në Provincën e Avelinos, për mbështetjen e vyer financiare, që ka kontribuar në mënyrë të veçantë në realizimin e publikimit.
Përgjegjës shkencor i Marrëveshjes së Bashkëpunimit dhe Kooperimit midis Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Universitetit Oriental të Napolit
Marre nga : Gzaeta Albania