Gazetari dhe shkrimtari Lazer Stani ka postuar nje fotografi të vjetër në Facebook, ku dallohet një malësor me veshje tradicionale të alpeve të veriut.
Bëhet fjalë për Atë dhe bijë në Okol, të Thethit, një nga fotot më të bukura të Xhusepe Masanit, e shkrepur në vitin 1940, kur Shqipëria ndodhej nën pushtimin e Italisë fashiste, çka shpjegon edhe praninë e fotografit italian në majat e bjeshkëve shqiptare.