Një astronaut gjerman ka befasuar shqiptarët me një foto mahnitëse nga hapësira. Alexander Gerst ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” një foto, në të cilën shfaqet Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.
“Bora e parë në malet e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës”, ka qenë ky mbishkrimi që shoqëronte pamjen e mrekullueshme që Gerst ka shpërndarë për ndjekësit e tij online.