Asteroidi qe kercenon Token

Asteroidi qe kercenon Token

Jeta në Tokë kërcënohet nga një asteroid tejet i madh që ka habitur shkencëtarët dhe studiuesit e hapësirës me rrugëtimin e tij të pazakontë duke “thyer” çdo barrierë graviteti. Sipas shkencëtarëve amerikanë asteroidi 1950 DA ka një mundësi 1 në 300 që të godasë tokën…por jo para 16 marsit të vitit 2880. Kjo është data e saktë e përllogaritur nga një grup shkencëtarësh amerikanë nëse 1950 DA vazhdon me kokëfortësi në kursin e tij.

Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Tenesit në SHBA, asteroidi ka një diametër prej 1 kilometër dhe udhëton me shpejtësi prej 14 kilometrash për sekondë. Ajo që ka habitur më shumë studiuesit është fakti që asteroidi rrotullohet me një shpejtësi marramendëse rreth vetes duke e përfunduar një proçes të tillë çdo 2 orë e 6 minuta.

Rrotullimi me këtë shpejtësi si rregull do ta copëtonte këtë asteroid, por kjo nuk ndodh dhe shkencëtarët amerikanë e shpjegojnë këtë me forcat kohezive të quajtura Van der Waals që e mbajnë trupin njësh dhe që nuk janë vërejtur më parë në asnjë asteroid.

Me këto përmasa dhe këtë shpejtësi nëse (larg qoftë) më 16 mars të 2880 1950 DA përplaset me Tokën, përplasja do të ishte fatale dhe do të zhdukte gjithçka…por deri atëherë njerëzimi ndoshta do ketë zhvilluar teknikën e mbrojtjes ndaj asteroidëve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama