Aspirina redukton rrezikun e kancerit te lekures

Aspirina redukton rrezikun e kancerit te lekures
Të marrësh medikamente të zakonshme kundra dhimbjeve siç është aspirina, Advil ose Aleve mund të reduktojë shanset që një perosni t’i zhvillohet kanceri i lëkurës. Kështu ka konkluduar një studim i fundit i cili ka mbledhur të dhënat mjeksore të 179 mijë individëve nga Danimarka veriore, mes viteve 1991 dhe 2002.

Studimi kërkoi të mësojë nëse marrja e medikamenteve antiinflamatore redukton kancerin e lëkurës. Ai u publikua në Mars dhe studime të mëhershme kishin gjetur se marrja çdo ditë e një aspirine reduktonte rrezikun që njeiru të prekej nga kanceri në zorrën e trashë, myshkëri, protstatë apo gji.

Ssipas HealthPro aspirina është quajtur edhe si medikamenti çudibërës për shkak të përfitime të saj mbrojtëse kundër sulmit në zemër për personat që e marrin çdo ditë. Por sa i takon lëkurës studimi i ri u bë më 1.974 rastet me tumor qelizë squamous, 13.316 me qelizë basal dhe 3.242 raste të melanomës malinje në mesin e pjesëmarrësve në studim.

Njerëzit që kishin marrë dy ose më shumë tableta gjatë studimit ishin 15% me pak të predispozuar t’i zhvillohej melanoma malinjë sesa ata që kishin marrë më pak doza, dhe ehfekti ishte më i mirë për ata që e kishin marrë për 7 vjet në mënyrë intensive. Por studimi nuk vërtetoi që shkaku solli dhe efektin dhe më shumë të tillë duhet të behen për të parë sesi medikamentet antiinflamatore reduktojnë rrezikun e kancerit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama