Në testime, doza të ulta aspirine treguan se ishin në gjendje që të ngadalësonin përhapjen e tumorit të gjirit, i shkaktuar nga një kombinim gjenetik, që shfaq një aftësi të veçantë për t’i rezistuar mjekimit.
Konkretisht, aspirina kishte vetinë e kufizimit të riprodhimit të qelizave tumorale, efekt që jo vetëm ngadalëson përhapjen e sëmundjes, por edhe rrit shanset e shërimit, nëpërmjet metodave tradicionale të ndjekura për luftimin e kancerit.
Modifikimi gjenetik që shkakton kancerin e gjirit dhe disa lloj të tjerë tumoresh, i ndodhur në një gjen specifik, është përgjegjës për një në pesë tumore që prekin njerëzit.Ndonëse rezultatet e këtij testimi janë të kufizuar vetëm në organizme si ato të kavieve, besohet se rezultatet janë universale dhe shfaqin të njëjtin efekt edhe në trupin njerëzor.