Aspirina e rrezikshme per te shendetshmit?

Aspirina e rrezikshme per te shendetshmit?

Duke iu referuar shqyrtimeve  të fundit mbi të mirat apo rreziqet që sjell konsumimi i aspirinës, rekomandohet që ata që janë të shëndetshëm dhe nuk vuajnë nga sëmundja e zemrës apo e gjakut, nuk duhet të pinë aspirinë, në mënyrë që të shmangin tumorin apo goditjet në tru.

Ka pasur një debat të gjatë, mbi faktin nëse personat mbi 50 vjeç duhet apo jo të konsumojnë një aspirinë në ditë, apo ta ulin këtë dozë. Studimi i kryer nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit britanik, thotë se ka pasur një balancë të mirë, midis rreziqeve që aspirina sjell në gjakderdhjen në tru dhe problemeve në stomak.  Por sa kohë që nuk ka dalë një përfundim konkret mbi rreziqet e aspirinës, rekomandohet mospërdorimi i saj.

Aspirina ka efekt të hollojë gjakun, çka çon në uljen e shanseve të bllokimit të gjakut, që shkakton goditjet e zemrës apo goditje në tru.  Madje ekzistojnë studime që aspirina mund të ulë riskun e prekjes nga tumoret.  Aspirina deri më tani, u rekomandohet personave, të cilët janë të rrezikuar nga goditjet e zemrës dhe të trurit, por sa kohë që nuk kanë dalë akoma rezultatet e kërkimit, nuk rekomandohet për personat e shëndetshëm dhe as për ta përdorur si parandaluese për tumoret, pasi rezultatet për efektet ndaj këtij të fundit, dalin pas pesë vjetësh.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama