Artur Gorishti ne Naten e Bardhe ne Galerine Kombetare te Arteve Tirane

gorishtiTirane, 24 nëntor/ATSH/Megi Zonja/.-Nata e Bardhë në kryeqytet përkon me ekspozitën personale të artistit Artur Gorishti, si dhe projeksionin e filmit me metrazh të shkurtër, "Frymë", pjesë e triologjisë, që autori ka në proces krijimi.

Ekspozita e artisti te njohur përmban 82 punime të t punuara në vaj, kanavacë dhe teknikë mikse.

Artur Gorishti është një nga aktorët më të suksesshëm shqiptarë, gjatë viteve të fundit. Ai numëron disa role të rëndësishme në filma si "Butrinti", ku luan rolin e Ugolinit, "Slogans" ("Parullat"), i cili ka fituar çmimin e rinisë në "Kanë" dhe në filmin "Gjoleka, djali i Abazit".

Përveç aktrimit, Gorishti ushtrohet edhe në pikturë e fotografi, të cilat nuk i ka ekspozuar vetëm në Tiranë, por edhe në Amerikë.

Filmi i suksesshem "Bota", e riktheu pas tetë vitesh në Shqipëri aktorin Artur Gorishti, i cili jeton në Montreal, Kanada. Në filmin "Bota" regjisorja Iris Elazi i ka besuar personazhin e Benit, një rol që siç pohon aktori përjeton dramën e tij.

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama