Artisti shkaterron vazon kineze 1 mln $ ne shenje proteste ndaj muzeut

Artisti shkaterron vazon kineze 1 mln $ ne shenje proteste ndaj muzeut

Policia e Majemit ka vënë në pranga një piktor vendas i cili shkatërroi qëllimisht një vazo të artistit të famshëm disident kinez, Ai Weiwei, vlera e së cilës ishte 1 mln dollarë.

51-vjeçari Maximo Caminero, me origjine nga Republika Domenikane, mori një nga vazot e ekspozuara në Muzeun e Artit “Perez” në Majemi dhe e theu atë në shenjë proteste ndaj faktit se ky muze nuk ekspozonte vepra të artistëve lokalë, duke preferuar vetëm ata ndërkombëtarë.
Caminero, i cili tani do të përballet me akuzën e rëndë, pohoi për “Reuters” se nuk e kishte idenë që vazoja mund të kushtonte aq shumë dhe se ai vetë është admirues i disidentit kinez Ai.

“Nuk e dija që mund të bëhej fjalë për një shumë të tillë. Sinqerisht, mendova se ishte ndonjë poçe e thjeshtë argjile, nga ato që gjen edhe nëpër magazina”, tha Caminero për Reuters. Vazoja e shkatërruar nga 51 vjeçari  ishte një prej 16 të tillave të pikturuara në ngjyra të shndritshme nga artisti kinez Ai, dhe datojnë 2.000 vjet më parë, në dinastinë kineze Han.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama