Arti si mekat sprova e re e Ismail Kadarese sot ne librari

'Arti si mekat', sprova e re e Ismail Kadarese sot ne librari

Shtëpia botuese Onufri njoftoi sot daljen në librari të librit më të ri të shkrimtarit Ismail Kadare, “Arti si mëkat”, një sprovë letrare, ku Kadare zbërthen lidhjet e artistit dhe shkrimtarit me artin dhe letërsinë. Një fragment mjaft ngacmues nga kjo sprovë letrare  është publikuar nga Onufri sot, si një ftesë për lexim,  fragment që zbulon paksa nga ky libër i ri i shkrimtarit. Fragmenti flet për dy fate artistësh ata që janë të lindur e të rritur në një ambient ku arti dhe letërsia sundon gjithë ditët e motit dhe të tjerë që janë lindur e rritur në ambiente ku arti dhe letërsia s’ka kurrfarë shenjë në ditët e tyre.

Ja fragmenti:


”Ka dy fate artistësh. Një palë lindin dhe rriten në shtëpi ku arti ka hyrë, ndërkaq: biblioteka është plot me libra, pasditeve nëna luan në piano ose emta pikturon, pasdarkeve miqtë flasin për letërsinë, artet dhe spiritizmin. Një palë tjetër nuk njohin asgjësend nga këto. Në shtëpitë e tyre nuk është dëgjuar kurrë muzikë, s’është folur kurrë për pikturë dhe të vetmit dialogë dramatikë që janë dëgjuar kanë qenë grindjet e prindërve në ditët plot mërzi. Askush nuk mund ta dijë, ndërkaq, se cili mjedis e nxit më fuqishëm prirjen e artistit të vogël: ai që e josh me praninë e tij gjithkund, apo tjetri, që ia shton etjen me mungesën e tij. Ndërkaq, ka edhe një fat të tretë, disi më të rrallë, por më dramatik. Jo vetëm që fëmija që ëndërron të pikturojë ose të shkruajë nuk ka kurrfarë nxitjeje nga njerëzit e familjes, por, përkundrazi, ka pengesë. Dhe artisti i ri shkon drejt artit siç shkohet drejt mëkatit”


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama