Artan Hoxha-prokurorit Ishallah nuk te cojne ne te njejtin burg me Jaho Mulosmanin dhe Isamedin Haxhine?!

Artan Hoxha-prokurorit: Ishallah nuk te cojne ne te njejtin burg me Jaho Mulosmanin dhe Isamedin Haxhine?!

…Një prokuror i shtetit, 23 vite karriere nga viti 1992-­2015 (sidoqoftë karriera e tij, e mirë apo e keqe), arrestohet live nga një skuadër e patrullave “Shqiponja” në mes të qytetit, dhe pamjet shpërndahen në të gjitha mediat në kohë rekord … per ata që nuk e njohin, Haxhi Giu është prokurori që kryesoi grupin hetimor për çështjen “Hajdari”, që kërkoi burgim të përjetshëm për Jaho Mulosmanin dhe Izet Haxhinë, që i kërkoi gjykatës në pretencën e organit të akuzës, se “ekzekutimi i Azem Hajdarit u bë për motive politike”, kurse gjykata vendosi se “vrasja e Azem Hajdarit u bë për motive gjakmarrje”…

Në vitin 2008 ish­prokurorja e Përgjithshme Ina Rama e transferoi nga Prokuroria e Përgjithshme në prokurorinë e Krujës….

Fakti se ligji po vepron edhe ndaj njerëzve të drejtësisë është një lajm i mirë….

Por ngutja për të publikuar pamjet e arrestimit të një prokurori në kohë rekord, lë një shije të keqe…

Prokurori, si çdo qytetar i thjeshte, prezumohet i pafajshëm për sa kohë në adresë të tij nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë…

Publikimi i pamjeve te një arrestimi demonstrativ, ndaj një qytetari të padënuar nga gjykata përbën një shkelje të Kodit Etik të Policisë së Shtetit, privim të të drejtave të

individit kur ndaj tij nuk ka nje vendim gjyqësor, etj…

Policia mund ta arrestonte në zyrën e tij të punës, në banesë, apo ta thërriste për të dhënë deklarime në polici a prokurori dhe në fund të procedurës ti komunikonte arrestimin…

Prokurori Giu, nuk kishte dhënë asnjë shenjë se po i shmangej hetimit, se mund të prishte apo manipulonte provat e çështjes hetimore, se mund të largohej jashtë vendit, apo se përbënte kërcënim serioz për rendin dhe sigurinë në vend…. Pse policia dhe prokuroria e kanë miratuar këtë procedure demaskimi publik për rastin e prokurorit Giu?!!!!

Nuk e vë dorën në zjarr në është apo jo i korruptuar prokurori Giu, këtë gjë e vendos gjykata. Por një gjë e di mirë, ai nuk është në top­listën e prokurorëve më të korruptuar të organit të akuzës, as në top­listën e prokurorëve që ka përdorur më shumë politika për të mbyllur hallet e veta apo për të ndëshkuar kundërshtarët, edhe pse kur drejtonte hetimin e çështjes “Hajdari”, Giu etiketohej si prokuror i djathtëe.

Me krah të lehtë të qoftë burgu Haxhi!!!! Ishallah nuk të çojnë në të njëjtin burg me Jaho Mulosmanin dhe Isamedin Haxhinë?!!!

Me sa di, ata kanë ca fjalë që duan të ti thonë nga afër dhe nuk duan ta humbin këtë rast…..

(Sa për kujtese, ne rastet kur policia ka nxituar të shpërndajë pamje, të cilat tregonin se po godiste lart në hierarkine shtetërore dhe po arrestonte peshqit e mëdhenj të korrupsionit, si në rastin e Gjeneral Brigade, Syrja Gjoka dhe guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, … përfundimi ka qenë një bllof i madh, në të dyja rastet të arrestuarit kanë dalë të pafajshëm).


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama