Artan Fuga Tirana ka rene tre zgjidhje ka

Artan Fuga: Tirana ka rene, tre zgjidhje ka

Studiuesi i njohur Artan Fuga vijon të jetë i ashpër me gjendjen në të cilën ndodhet kryeqyteti. “Po e përsëris : Tirana nuk bëhet më. Ka rënë, shprehet Fuga. Nuk e them sot, e kam thënë qysh në 2012, te ky libër. Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Mos i kërkoni mjekut, t’i thotë atij që ka mbaruar se do të të shëroj. Këtë vetëm i Mënçuri i Nazaretit e bëri me Lazarin duke e ngritur së vdekuri. Tirana na ka zënë poshtë të gjithëve. Tjetër punë premtimet elektorale.

 

Ato janë për të mbledh vota. Suksesi elektoral dhe suksesi urban janë dy gjëra të ndryshme. Tani dëgjoj që meqë nuk paska vend për ndërtime në Tiranë, të zgjerohet me beton edhe më shumë drejt zonës për rreth. Krimi kombëtar do të vazhdonte edhe më tej”.

 

Profesor Fuga thotë se ka tre rrugë, për ta ribërë Tiranën: e para, ajo e rithemelimit në Dajt, me një projekt 50 vjeçar. E dyta, të zbrazet gradualisht, duke e shpërndarë popullsinë në të gjithë vendin. Edhe kjo kërkon 50 vjet. E treta, një fatkeqësi natyrore, që do të rrënonte qytetin. Por Fuga thotë se nuk do të uronte kurrsesi që natyra të prishte punën tonë të keqe.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama