Arrestohet per korrupsion polici rrugor ne Tirane

Arrestohet per korrupsion polici rrugor ne Tirane

Një efektiv i policisë rrugore në Tiranë u arrestua nga kolegët e tij të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe ankesat. Edmond Jupe u vu në pranga me vendim të Gjykatës së Tiranës, që kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Inspektori i policisë rrugore akuzohet për  “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe të “Korupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”.

Ministria e Brendshme njoftoi se arrestimi është kryer pas një hetimi të përbashkët 6 mujor të SHÇBA-së Tiranë në bashkëpunim me Task –Forcën e Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Tiranë. Efektivi i Policisë Edmond Jupe aktualisht kryente detyren e trupës së Shërbimit në Seksionin e Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Eskortimit në Komisariatin e Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.

Ministria nuk dha detaje mbi veprën penale të efektivit të policisë. Por lapsi.al mësoi se ai kishte ndërhyrë tek një koleg i tij duke i dhënë një shumë parash, në këmbim të favorizimit të një drejtuesi automjeti që kishte shkelur rregullat e qarkullimit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama