Arrestohet modelja hot gjoben ia paguajne perdoruesit e Twitter-it

Arrestohet modelja 'hot', gjoben ia paguajne perdoruesit e Twitter-it

Me flokët me shkëlqim, buzët e plota dhe me vetulla perfekte, ajo shikon qëllimisht nga aparati fotografik. Kjo është modelja Angela Coates, fotoja e së cilës është shpallur si më “nxehta” në rajonin e policisë amerikane.

22-vjeçarja, ish-modelja e një reviste amerikane është arrestuar për ngarje të pakujdesshme të makinës, muajin e fundit në Shtetet e Bashkuara.

Fotoja e saj në rajonin e policisë ka bërë xhiron e botës. Qindra përdorues në Twitter kanë komentuar pamjen e saj të mrekullueshme, duke ofruar të paguajnë edhe 360 dollarë për gjobën e saj.

Një përdorues shkroi: “Nëse nuk do ta nxjerrësh nga burgu Angela Coates, ose je një dështak, ose e dashura jote po të kontrollon Twitter-in”.

Pavarësisht nga ndihma që iu ofrua, Angela zbuloi që ajo ka dalë nga burgu po atë natë.

Revista amerikane “Jet” ka konfirmuar përmes Twitter-it se modelja ka qenë fituese e konkursit “Bukuroshja e javës”.

Kjo ngjarje vjen tre muaj pas “uraganit” që goditi Facebook-un, kur në faqen e profilit të policisë amerikane u publikua fotoja e Jeremy Meeks. Përdoruesit ishin aq të dashuruar pas 30-vjeçarit me sy blu dhe me pamje mashkullore, sa i dhanë fotos së tij më shumë se 20.000 like, në më pak se 24 orë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama