Arrestohen mafiozet e portretizuar ne film nga De Niro

Arrestohen mafiozet e portretizuar ne film nga De Niro

E mbani mend filmin “Godfellas” me Robert De Niro, Joe Pesci dhe Ray Liotta? Tregojnë një histori të vërtetë të mafies njujorkeze. Tani protagonistët e kësaj ngjarje kanë rënë në prangat e policisë. FBI ka arrestuar pesë persona të mafies së Nju Jorkut, përfshi një të dyshuar për të famshmen vjedhje të Lufthansa-s në aeroportin JFK, që është përjetësuar në filmin e vitit 1990 nga Martin Scorsese. Duke folur përpara gjykatës, Vincent Asaro, lideri i familjes mafioze Bonanno, tha se është i pafajshëm për akuzat. Pas seancës, avokati i tij, Gerald McMahon, bëri shaka: “Më ka telefonuar Martin Scorsese. Do të bëjë vazhdimin e filmit “Godfellas” dhe duket se prokurorët federalë do i ofrojnë atij skenarin”.

Asaro, 78 vjeç, akuzohet për vjedhjen e 5 milionë dollarëve në cash dhe 1 milion dollarëve në bizhuteri në terminalin e Lufthansa-s në aeroportin JFK më 11 dhjetor të vitit 1978. Në atë kohë ishte vjedhja më e madhe cash në SHBA. Të konvertuar me vlerën e sotme, 5 milionë dollarët do ishin 17.9 milionë. Një prokurore tha: “Vincent Asaro ia përkushtoi jetën e tij familjes kriminale Bonnano, me një karrierë kriminale të shtrirë përgjatë disa dekadave”. “As mosha dhe as koha nuk i zbehu metodat e pamëshirshme me të cilat vepron Asaro. Ai ka vazhduar të urdhërojë dhunë edhe në muajt e fundit,” shtoi ajo. Kjo është hera e parë që një anëtar i mafies përballet me akuzat në lidhje me atë krim.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama