Të porsalindurit kanë një aroma karakteristike që zhduket në krye të javës së shtatë të ardhjes së tyre në jetë. Përbërja e saj është e panjohur, por sipas disa ekspertëve formohet nga qindra molekula, disa prej të cilave të pranishme në lëngun amniotik, substanca e bardhë që mbron lëkurën e fetusit gjatë shtatzënisë.
Në fakt, edhe pse i porsalinduri pastrohet dhe lahet sapo vjen në jetë, këto substanca i lënë gjurmët e tyre në lëkurën e të voglit, veçanërisht në flokë. Sipas një studimi të botuar në revistën ‘Frontiers in Psychology’, aroma e të porsalindurve është shumë e fortë dhe ndez pjesët e trurit që kanë lidhje me kënaqësinë në të njëjtën mënyrë dhe formë si droga.
Shkencëtarët e kanë verifikuar këtë duke matur aktivitetin cerebral të 30 grave (15 prej tyre nëna të reja dhe 15 të tjera akoma jo nëna) teksa nuhasnin aromën e një rrobe të veshur nga një i porsalindur. Aktivizim i zonave të trurit që lidhen me kënaqësinë verifikohej lehtësisht tek të gjitha, por ishte më i fortë në rastin e grave të cilat sapo kishin lindur.