Aroma e atdheut ne Festivalin e filmit shqiptar ne New York

Aroma e atdheut ne Festivalin e filmit shqiptar ne New York

Fund shtatori i këtij viti si asnjëherë tjetër në New York ishte i ngjeshur me aktivitete, i ngjeshur me skena filmi, skena dokumentare, me përkujtime dhe vlerësime për figurën e madhe shqiptare Shën Tereza e vazhduar me vlerësimin e grave shqiptare, të cilat janë integruar me dinjitet në këtë vend të madh.

Tërë këto ditë, siç shkruan Shekulli, u ndje aroma e dheut tonë të motshëm shqiptar, ku me gjuhën e artit u pasqyrua shpirti njerëzor, brenda artit të skenës, muzikës dhe kumtimit parakaloi para shikuesit amerikan dhe shqiptaroamerikan simfoni historish njerëzore... Java e Filmit Shqiptar Java e Filmit Shqiptar ishte pjesë e edicionit të 5- të në kuadër të prezantimit të kulturës dhe traditave të komunitetit shqiptar.

Kjo javë pati si qëllim të luaj një rol të madh në prezantimin e filmit shqiptar edhe për audiencën amerikane, është konsideruar si ngjarja artistike më e madhe. Në këtë edicion të 5- të, të Javës shqiptare të filmit u shfaqën 26 filma, përfshirë filma të shkurtër dhe filma dokumentarë. Finalistët u përzgjodhën nga veprat e kineastëve shqiptarë dhe të huaj rreth botës.

Organizatorja dhe themeluesja e këtij festivali është shqiptarja nga Kosova, Mrika Krasniqi, e cila u nderua këtë vit si “Gruaja e Vitit 2016” nga Kongresi Amerikan për punën e saj ndërkombëtare në fushën e artit, kulturës dhe biznesit. Ka qenë Senatori nga New York, Charles E. Schumer, ai që i ka kërkuar Kongresit Amerikan, disa muaj më parë, të ngrihet flamuri Amerikan për nder të Mrika Krasniqi, si një grua frymëzuese, një figurë e shquar, e cila ka krijuar marrëdhënie shumëplanëshe nëpërmjet artit dhe biznesit ndërmjet Amerikë – Kosovë – Shqipëri – Maqedoni- Itali.

Organizimi në New York i Javës së Filmit Shqiptar i kushtohet promovimit të filmit dhe të artistëve shqiptarë kudo në botë tregon se me punë ia del çdo gjëje dhe rrit vlerat edhe se mendimi është produkt i jetës materiale e shpirtërore të jetës së një kombi. Brenda pesë netëve të festivalit u shpalosën 26 filma nga kinematografia shqiptare, si dhe tri filma nga kompeticioni ndërkombëtar. Juria përbëhej nga: Mike Dusi – aktor dhe priducent në Holliwood, Dhimitër Ismailja – regjisor, skenarist dhe kameraman, Xhevat Limani – regjisor, aktor dhe dramaturg, Leonora Mehmetaj – aktore dhe Bashkim Hasanaj – fotograf. Dhe aktivitetet ndjekin njëra- tjetrën. Në ambientet e “Monroe College” në New York u mblodhën për një takim artistik me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan nga Papa Françesku. Pamjet në monitor nga jeta dhe veprimtaria e Nënë Terezës, shoqëruar me pjesë artistike të interpretuar nga aktori Xhevat Limani si dhe mendimet e shprehjet e saj sollën një atmosferë emocionuese për të gjithë të pranishmit, si :“E djeshmja iku, e nesërmja akoma s'ka ardhur, kemi vetëm të sotmen. Le t'ia fillojmë”... “Ne s'mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla po me dashuri të madhe”..... “Sa më tepër kemi, aq më tepër jemi zënë, aq më pak japim. Por sa më pak kemi, aq më të lirë jemi, aq më shumë japim. Varfëria për ne është liri. Është liri e gëzueshme. Nuk ka televizor këtu, as këtë, as atë.... Por jemi shumë të lumtur”.

“Nëse vërtet duam të dashurojmë, duhet të mësojmë si të falim!” Ndërsa, në “Simphony Space Theater” më Manhattan u zhvillua veprimtaria kulturore nën kujdesin e veçantë të presidentit të Republikës të Shqipërisë Bujar Nishani, i cili nënshkroi Memorandumin “Imazhi i Gruas Shqiptare në Shekullin XXI”. Pas ekzekutimit të “Himnit të Flamurit” shqiptar dhe atij Amerikan nga Lindita Mezini Lole, për të pranishmit u transmetua një etyd homazh kushtuar Nënë Terezës, u luajtën mjeshtërisht disa pjesë muzikore dhe këngë shqiptare, dhe më pas u vlerësuan zonjat me karriera të suksesshme profesionale me Trofeun e Ekselencës. Me portretet e këtyre zonjave, me historitë njerëzore të tyre dukej sikur na tregonin – Duhet të veprosh në mënyrë që çdo ditë e re të të sjellë diçka të re.

Përgjegjësia jote kryesore është ndaj vetes tënde. Po nuk e mendove kështu, nuk mund t'i japësh askujt asgjë. Bëj që jeta jote të mos jetë një synim për t'u arritur, por një udhëtim. Jeta është vetë udhëtimi, jeta është procesi i ecjes përpara. Skena u bë dëshmitare e hapave që ndjek suksesi bazuar në punën dhe dinjitetin dhe si shprehet A. Shopenhaur “ Lavdia ka të bëjë pikërisht me raportin midis asaj çka jemi dhe asaj çka janë të tjerët....” Atmosfera festive u zbukurua nga interpretimet e sopranove tona: Dëshira Ahmet Kërliu, Lindita Lole Mezini, Cellister Gjilberta Lucaj, interpretuar me piano nga Hermira Gjoni. E gjithë atmosfera krijohet më së miri nga skenografia e ndërtuar nën regjinë e Andis Gjonit, e cila ishte plot detaje e fakte, ishte rezultat i një pune cilësore frymëzuese. Ky aktivitet është një vlerësim, është një respekt për zonjat e suksesshme në jetë dhe në familje.

Në emër të jurisë, dy moderatorët Kozeta Turishta dhe Lulzim Bucolli, ftuan fituesit e çmimeve për të tërhequr certifikatat e mirënjohjes dhe kupat e kristalta, të “Albanian Film Week 2016”. Këtë edicion u ndanë 10 (dhjetë) shpërblime për krijimet më të mira pjesëmarrëse: -Filmi më i mirë i metrazhit të gjatë “Krom”, Bujar Alimani. -Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër “Capsule”, Irdit Kaso. -Dokumentari më i mirë “Trapped by Law”, Sami Mustafa. -Aktori më i mirë - Kasem Hoxha- “Krom” -Aktorja më e mirë- Ilire Vinca - “A drop of blood”. -Muzika më e mirë - “Red Fire”- Jiuseppe Teipodi & Francesco Barletta. -Kamera më e mirë - “Buka”. -Regjisori më i mirë- Bujar Alimani- “Krom”. -Çmimi i produksionit - “PAFTUAR” -Roland Uruci. -Çmimi i publikut- “Red Fire” -Jotti Ejlli.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama