Arkitektura nga legjenda e Rozafes te diktatura ne trazincion

'Arkitektura' nga legjenda e Rozafes, te diktatura, ne trazincion

Përgjatë këtyre ditëve në Muzeun Historik Kombëtar prezantohen punët e 11 artistëve shqiptarë. Ekspozita çelet me filmin “Arkitektura e trishtimit”, realizuar nga Ermela Teli. Artistja trajton tre periudha të ndryshme kohore.  Nga legjenda e Rozafës, ku trupi i gruas reduktohet ne objekt sakrifice, tregimi kalon te periudha e diktaturës, ku tashmë objekt i sakrificës është bërë trupi i përbashkët shoqëror, për t’u mbyllur me periudhën e tranzicionin, që përbën subjektin e “Arkitekturës së trishtimit”.  Turma individësh, që lëvizin pa asnjë kuptim, si një trup i madh i pakrye, duke përcjellë atë që manifestohet në një kompleksitet ngjarjesh bazuar po në tradhti, sakrifikim dhe vetmi, tre elemente që sipas telit, godasin ndërgjegjen e një individi apo të një shoqërie.

Përvoja mendore, sociale dhe vetëdija e njeriut

Gjatë qëndrimit në rezidencën artistike T.I.C.A artistja Ermela Teli ishte e interesuar për të punuar lidhur me marrëdhënien nëpërmjet njeriut dhe arkitekturës, në kontekst të Shqipërisë. “Si gjithmonë pika ime e interesit është vetë qenia njerëzore, si dhe ndikimi i psikologjisë në shoqëri, e cila më udhëhoqi drejt asaj, siç unë e quajta ‘Arkitekturë e trishtimit’”, shpjegon Teli. Një film, i ndarë në tre kapituj, dhe që përshkruan tre periudha të ndryshme kohore, nga “arkitektura e emocioneve”, si një përvojë sociale. “Në qoftë se është fjala për interpretimin e shoqërisë, shumë interpretime mund të rrjedhin nga sipërfaqet arkitektonike të këtij vendi, duke filluar me mitin e Rozafës, ku një grua bëhet ‘tulla’ njerëzore e një kështjelle, e më pas bunkerët shqiptarë, të cilët në punën time gjithashtu gjenerojnë një lidhje midis arkitekturës dhe trupit nëpërmjet lenteve të shtypjes, seksualitetit klandestine dhe përfundimisht, regresionit industrial arkitektonikë, që mund të perceptohet që në fillim të viteve 1990 dhe viteve, që ka arritur deri më tani, të një niveli të fatalitetit”.

Më tej lidhur me mirin e Rozafës ajo shton shpjegon se: “Kalaja e Rozafës, te filmi i Rozafës, ka në qendër një grua e cila u bë ‘material i njeriut’ në rrjedhën e ndërtimit të kalasë. Por është një legjendë që gjithashtu përfshin çështje të tilla si familja, besimi, tradhtia dhe dashuria”. Ngjarja më tej zhvendoset në periudhën e diktaturës, ku sakrifica sipas telit, tani është rritur në të gjithë shoqërinë. Aty ku historia udhëheq për të kërkuar në shtigje të shumta.

“Trilogjia përfundon me periudhën e tranzicionit, i cili është subjekt i arkitekturës së trishtimit, aty ku ‘trupi është lënë pa mend në mënyrën më drastike. Në fund stadi i tranzicionit paraqet ende një formë të tjetërsimit të trupit dhe të mendjes, që mund të shihet në turmat e njerëzve ende të privuar nga ajo që unë e konsideroj njerëzore dhe sociale. Kamera vijon turmat e njerëzve që procedojnë në një hapësirë pa një kuptim apo qëllim që i ngjan një trupi pa një mendje. Seri ngjarjesh dhe për këtë arsye është një tregim që është i dominuar sërisht nga tradhti, sakrificë dhe vetmi, tre elementet që vazhdimisht godasin vetëdijen e njeriut dhe atë të shoqërisë”. Artistja Ermela Teli  është diplomuar për teatër në vitin 2014 ka vijuar studimet për mastar të shkencave në Film dhe TV në Universitetin e Arteve.  Nga viti 2009 punon si regjisore, prodhon filma, dokumentarë dhe instilacione audio-vizuale. Veprat e saj fokusojnë përvojën mendore, sociale dhe vetëdijen e njeriut dhe shoqërisë.

Endri Dani: Kujtesa vizuale kolektive

“Historia e disa gjërave shpeshherë pëson metamorfozë dhe përshtatje që luajnë një rol të rëndësishëm në rrjedhën e gjeneratave njerëzore. Për John Ruskin-in traditë do të thotë të trashëgosh nga një gjeneratë në tjetrën rrethanat gabimet, imperfeksionet që janë pjesë integrale e çdo praktike pune”, shkruan Dani për punën “Palimpses 05” që prezanton në MHK. Sipas tij, Shqipëria gjatë shekullit XX-të, u bë protagoniste e një bumi të menjëhershëm industrial dhe prodhues. “Nuk shpëtoi pa u ridisiplinuar as artizani me produktin e tij. Në Shqipëri u hapën fabrika të shumta që propagandonin kulturën etnografike dhe metodat autentike të punës... Hulumtimi mbi kujtesën vizuale kolektive më shtyu që të në realizimin e këtij aksioni artistik”. Një qilim, sipas tij, reflekton identitet etnik dhe trashëgimi kulturore futet në proces kimik ku ndahet ngjyra me të cilën artizani lyente”...

Ilir Kaso me “Ëndërrimtarë të realitetit”

Artisti Ilir Kaso ne perceptimin e veprës së tij, të ndarë në korniza të vogla, shpjegon se jetojmë në një realitet ku vazhdimisht ëndërrojmë apo dëshirojmë, që ëndrrat të bëhen realitet? “Kjo është pyetja ime e parë që më hap dyert në një vorbull oksimoron ku marrëdhënia ekzistenciale midis ëndrrës dhe realitetit kthehet në një metaforë të së shkuarës dhe të së tashmes, që fatalistet përjashtojnë njëra-tjetrën në ekzistencë”. Teksa shpjegon këtë ai i rikthehet kujtesës së hershme. “Thellë në kujtesën time të hershme mbaj mend katrorë marshues që mbanin në duar armë dhe lule dekorative për të glorifikuar ëndrrën utopike.

Të veshur njësoj, kryenin të njëjtat veprime duke krijuar konfiguracione kaledoskopike. E rindërtoj sërisht këtë kujtesë abstrakte duke krijuar një ushtri figurash sheqeri të ekspozuara, si në një nga vitrinat e ditëve të sotme, ku imazhi thërret për konsum. Të shumëfishuara në monumentalitetet, por të ndërtuara me një material të paqëndrueshëm, kjo masë figurinash është vendosur në sipërfaqen e një tavoline, që ngrohet nga poshtë dhe nis ngadalë shkrirjen duke lëshuar aromë karamele”. Instilacioni kalon nëpërmjet një procesi të vazhdueshëm ekzistencial, ku flaka nuk duket, por ndihet dhe figurat humbasin trajtën humane në mënyrë “tragjike”, duke e kthyer veprën në një format abstrakt.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama