Arkitektja Streha e Kryeministrise njesoj si shkaterrimi

Arkitektja: Streha e Kryeministrise, njesoj si shkaterrimi

Arkitektja e re Arba Baxhaku, e diplomuar dhe pjesë e Universiteit të Arkitekturës në Firence, thotë se streha tek Kryeministria është njësoj si shkatërrimi.

“Ndërhyrja mund edhe të mos futet organikisht në godinë, por futet organikisht në bulevard, një aks monumental jetik për pasurinë kulturore të vendit. Gjithsesi, unë gjykoj se cenimi i proporcioneve të fasadës së Kryeministrisë është një dëm i krahasueshëm me shkatërrimin e saj,” tha Baxhaku për GSH.

“Monumentet e kulturës nuk janë pronë e qeverisë, por e kombit. Jo më kot quhen pasuri kombëtare. Gjithsekush në këtë rast ka të drejtën e plotë të shprehë pakënaqësi, përderisa flitet për një cenim të pasurisë së gjithkujt…

Them së fundi se do jetë koha, si gjithmonë, ajo që do të dëshmojë vlerën e vërtetë të kësaj vepre. E shoh me kthjelltësi teksa i thyhen poçat e llambës, ndryshket, shtrembërohet, i bien fletët e llamarinës, fillojnë e i lirohen vidat. Mund të jetë edhe vepër arti, por kam bindjen se i ka rënë për pjesë të jetë një vepër arti e pafat”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama