Arkitekti Nuk doja qe hamami i Krujes te vihej ne pune

Arkitekti: Nuk doja qe hamami i Krujes te vihej ne pune

Hamami i Krujës jo vetëm është restauruar, por edhe do vihet në punë. Megjithatë Kliti Kallamata, arkitekti që ka qenë pjesë e grupit të punës në fillim, thotë se nuk është dakord me këtë ide.

“Nuk kam qenë dakord që të rivihet në funksion. Këtë e kam diskutuar edhe më njerëz të tjerë dhe nuk binim dakord. Rivënia në punë me metodën e vjetër kishte kosto shumë të madhe. Restaurim do të thotë mbajtje e vlerave dhe ruajtje e tyre. Do të ishte më mirë sikur 50 apo 100 metra më tutje të bëhej një hamam i ri modern dhe ky të lihej ashtu, që në mënyrë didaktike të shihnim si ishte dikur një hamam”, tha Kallamata për GSH.

I pyetur për cilësinë e restaurimit, ai thotë: “Duke dashur ta vënë në funksion, është veshur me pllaka mermeri, e janë bërë veshje e suvatime mbi suvanë e vjetër, edhe pse e vjetra është ruajtur. Nuk jam marrë me këtë pjesë dhe nuk di ç’të them. Restaurimi është bërë mirë, por vënia në funksion ka bërë që në pjesën e brendshme të mbulohen vlerat e hamamit”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama