Arkeologet zbulojne mumien 3000-vjecare

Arkeologet zbulojne mumien 3000-vjecare

Arkeologët që po gërmonin në qytetin e lashtë egjiptian Amarna, zbuluan mbetjen e një gruaje të Egjiptit të lashtë me rreth 70 zgjatime të punuara të flokëve. Kërkuesit nuk e dinë se cila ishte ajo por ish-rezidentja e qytetit 3.300-vjeçar është një prej njëqind njerëzit që po ekzaminohen, teksa ekspertët zbulojnë historinë e hershme të banorëve të Amarnas.

Jolanda Bos, arkeologe e projektit, tha se gruaja nuk ishte në formë mumieje, por ishte varrosur thjesht, e mbështjellë me një qilim. Ajo kishte mbante në kokë “një paruke mjaft komplekse me rreth 70 zgjatime të lidhura në pjesë të ndryshme të flokëve,” citohej të thoshte zonja Bos.

Zbulimet e saj u botuan në Revistën Egjiptiane të Arkeologjisë. Ajo vazhdonte më tej: “Ka gjasa që flokët e saj të jenë punuar edhe pas vdekjes, përpara se personi të varroset. Por nuk është çudi që ato të jenë përdorur edhe në jetën e përditshme."

Rreth 100 kafka janë nxjerrë kohët e fundit, nga të cilat 28 kishin ende flokë. Në to kërkuesit studiuan larminë e stileve të flokëve të egjiptianëve të lashtë, të cilët preferonin gërsheta dhe kaçurrela të shkurtra, të cilat stiloheshin me yndyrë. Gruaja në fjalë i kishte ngjyrosur flokët e saj, “ndoshta për të njëjtën arsye që njerëzit i ngjyrosin edhe sot,” përfundoi Bos.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama