Prezantimi i iPhone 5, i parashikuar për më 12 shtator, dhe më pas në tetor lançimi edhe i mini iPod, shihet nga‘Apple’ si mënyra më e mirë për të zotëruar tregun dhe për të sfiduar rivalët e mundshëm.
Strategjia e ndjekur në këtë rast nga ‘Apple’ bëhet me qëllim që të mos shpërqendrohet vëmendja nga produkti i shumëpritur dhe që shënon shkallën më të lartë të teknologjisë, iPhone 5, ndërkohë që mini iPod do të jetë një version i minimizuar i iPod aktual, me ekran më të vogël dhe me çmim më ekonomik.
Sipas burimeve nga ‘Apple’, është e pakonceptueshme që të bëhen në një ditë të vetme prezantimet e të dyja produkteve të kompanisë, duke qenë se pritshmëria për iPhone 5 është shumë më e madhe dhe ka ngjallur që tani kureshtjen e shumë njerëzve. Qëllimi është që asnjëri nga produktet të mos errësojë cilësitë e tjetrit.