Apple shitje rekord por fitimet zhgenjejne

'Apple', shitje rekord, por fitimet zhgenjejne
Zhgënjen “Apple”. Kompania e ka mbyllur tremujorin e parë të aktivitetit fiskal 2013 me shifrën rekord prej 47.8 milionë iPhone të shitur dhe fitime për 54.5 miliardë dollarë. Shifra këto që nuk mjaftojnë për të siguruar tregun që ka ndëshkuar ndërmarrjen e themeluar nga Steve Jobs.

Kompania ka pësuar humbje edhe në bursë, me kuotat e saj që në Wall Street kanë rënë me 11 për qind në 458 dollarë. Disa analistë parashikojnë se rënia do të vazhdojë, me vlerën e “Apple” që mund të zbresë në 425 dollarë për aksion brenda këtij tremujori.

Të ardhurat neto të “Apple” kanë rezultuar 13.1 miliardë dollarë, shifër kjo thuajse e pandryshuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe rritja e fitimeve me 18 për qind nuk mjafton për të larguar shqetësimet e analistëve mbi prespektivat e rritjes së kompanisë.

Janë pikërisht këto shqetësime që kanë penalizuar rëndë vlerën e gjigandit të elektronikës, që ka humbur 27 për qind, rreth 190 miliardë dollarë, që nga shtatori. Analistët ishin të bindur për fitime që shkonin në 55 miliardë dollarë, me një fitim prej 13.44 usd për aksion.

Marzhi bruto llogaritej rreth 38 për qind përballë 44 për qind të vitit të kaluar, shifër kjo në përputhje me parashikimet e ekspertëve. Ndërsa për tremujorin e dytë të vitit fiskal, “Apple” vlerëson fitime prej 41 deri në 43 miliardë dollarë dhe një marzh prej 37 deri në 38 për qind.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama