Apple rimburson prinderit per blerjet e aplikacioneve nga femijet

Apple rimburson prinderit per blerjet e aplikacioneve nga femijet

Kompania “Apple” ka rënë dakord që të japë 32 mln dollarë për rimbursimin e konsumatorëve, fëmijët e të cilëve kanë bërë blerjen e aplikacioneve të kësaj kompanie pa pëlqimin e tyre si prindër.  Ky hap vjen pas marrëveshjes së arritur mes kompanisë dhe Komisionit Federal të Tregtisë Amerikane. Marrëveshja synon që t’i japë fund ankesave të hershme të konsumatorëve për blerjet e aplikacioneve, të cilat janë kryer më së shumti nga fëmijët, pa pëlqimin e prindërve.

“Apple” do të ndryshojë edhe procedurat e faturimit të blerjeve, për të siguruar që blerjet të bëhen në mënyrë korrekte dhe që për minorenët të merret edhe pëlqimi i prindërve.

“Kjo marrëveshje është një fitore e madhe për konsumatorët e dëmtuar nga faturimet e padrejta dhe shërben si sinjal për bizneset e tjera që të aplikojnë mbrojtjen ndaj konsumatorit”, tha kryetari i Komisionit Federal të Tregtisë, Edith Ramirez.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama