Apple nuk pranon fajin

Apple nuk pranon fajin

Apple nuk e pranan fajin, se gabime në sistemet e kompanisë janë përgjegjëse për ndërhyrjen më të madhe në histori (lexoni edhe këtu) , në jetën private të të famshmëve. Kopmania është në krizë që të dielën, kur imazhe të më tepër se 100 aktoreve dhe këngëtareve të njohura, duke përfshirë Rihanna-n dhe Jennifer Lawrence, u postuan në uebsajtin 4chan. Faji iu vu fillimisht shërbimit të ruajtjes së informacioneve iCloud dhe aplikacionit Find My iPhone. Në një deklaratë, kompania tha se ishte “zemëruar” nga lajmi dhe se “mobilizoi menjëherë inxhinierët e kompanisë, për të zbuluar burimin”.

“Pas më tepër se 40 orë kërkimi, zbuluam se disa llogari të personazheve të famshëm iu nënshtruan një sulmi të mirëmenduar tek emrat, fjalëkalimet dhe pyetjet e sigurisë, një praktikë tepër e zakonshme në internet. Në rastet që investiguam, rezultoi se asnjë prej ndërhyrjeve nuk ishte bërë nga sistemet e Apple, duke përfshirë edhe iCloud dhe Find My iPhone” tha Apple. Shkelja është shndërruar në një mankth të marrëdhënieve publike për Apple. Pak pasi hakimi i fotove u bë publik, aktorja Kirsten Dunst shkroi në Twitter: “Rrofsh iCloud” dhe e shoqëroi me ikonën e një pice dhe një grumbull m*ti.

Problemet vijnë në një kohë të papërshtatshme: në 9 shtator Apple do të prezantojë iPhone-n e ri dhe një orë të “zgjuar”. Ekspertët e sigurisë spekuluan se hacker-at mund të kenë përdorur aplikaconet e Apple për të hyrë në llogaritë e vajzave, pa dijeninë e tyre. Tashmë çështjen e ka marrë në dorë FBI-ja.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama