Apple nderton nje bust per Steve Jobs

Apple nderton nje bust per Steve Jobs

Për herë të parë Apple “braktis” teknologjinë dhe kthehet tek e kaluara. Kolosi i teknologjisë ka vendosur ti dedikojë një vepër arti themeluesit të tij, Steve Jobs. Bëhet fjalë për një bust, i seleksionuar mes 10 mijë veprash, i realizuar nga artisti serg Dragan Radenovic dhe prezantuar pak ditë më parë në Beograd. I mbështetur në një kolonë metali, me numrat “0″ e “1″, dhe disa gërma cirilike, busti do të vendoset në bllokun kryesor të kompanisë, në Kaliforni. Por e hedhur paraprakisht në web, duket se vepra nuk ka marrë vlerësime pozitive. Në rrjetet sociale busti ka “ngelur në klasë”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama