Apple lancon iPhone 5 ne 4G. Ekran me i madh por me i lehte

Apple lançon iPhone 5 ne 4G. Ekran me i madh por me i lehte
Apple ka lançuar iPhonin e ri shtatlartë 4G, në atë që është shndërruar në eventin e ditës në San Francisko. Madhësia e re e ekranit krijon mundësinë e rrjeshti plus me ikona në pamjen e parë të ekranit. Kompania bën me dije se ai është 18% më i hollë dhe 20% më i lehtë se iPhone 4S dhe do të kushtojë 529 paund në Britaninë e Madhe. Megjtihatë lloji i ri i i Phone-ëve nuk do të përmbajë chipin NFC, që lejon bërjen e pagesave të paprekshme. Apple tha se po punon me Netwrokun Everything Everywhere (EE)  4G LTE në Birtaninë e Madhe.

Ky lajm ka gjasa t`i jap EE-së një përparësi nga shërbimet që ofron Orange dhe T-Mobile, të cilat nuk kanë arritur ende këtë lloj shpejtësie në 2012-tën. Apple tha se kjo pajisje do të nis udhëtimin me 21 shtator. Ekrani i ri ofron një rezolucion 16:9, të ngjashëm më atë të televizionëve me ekran të gjerë. Por madhësia e tij prej 10.2 cm mbete ende më e vogël se e pajisjeve rivale prezantuar nga Samsung, Nokia, LG, HTC apo Sony.

Phil Schiller, zëvendës presidenti i marketingut të Apple në mbarë botën, i cili prezantoi pajisjen, tha se Apps-et ekzistuese do të tregohen në kutia me kufij të zinj derisa zhvilluesit të përditësojnë produktet e tyre. Celular i ri Iphonë gjithashtu përmban një mikroprocesor të ri të prjektuar për Apple, i qujatur A6 qe e bën këtë dyherë më të fuqishëm se modeli i vjetër.

Kamera do të jetë 8 megapixel, e njëjtë më atë të iPhone 4S. Por megjithatë Z. Schiller tha se kjo pajisje do të jetë në gjendje të bëjë foto më të mira duke peshuar më pak. iPhone 5 gjithashtu do të ketë një fole më të vogël për karikimin e celularit. Kjo do të thotë se përdoruesit duhet të përdorin një përshtatës për ta lidhur atë më pajisjet e tjera. Përshtatësi mësohet se kushton 25 paund në sitet e Apple.

Për të kaluar tek ajo që mbase u intereson shumë njerëzve, ky telefon do të shitet me një vlerë 529 paund në Britaninë e Madhe, or sigurisht që ato me një kontratë do të mund ta marrin për më pak. Përveç pajisjes së re Apple do të vijojë të nxjerr në shitje modelet iPhoneS por jo më atë 3GS.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama