Apple kap qiellin rekord fitimesh

Apple kap qiellin, rekord fitimesh

Gjigandi amerikan i teknologjisë, Apple, ka raportuar fitimet më të mëdha për një tremujor, të arritur ndonjëherë nga një kompani publike. Apple ka raportuar një fitim neto prej 18 miliardë dollarë në tremujorin e parë fiskal, duke kaluar shumën prej 15.9 miliardë, të vendosur si rekord nga ExxonMobil në tremujorin e dytë të vitit 2012.

Shitjet rekord të telefonave iPhone janë arsyeja për këtë rritje. Apple ka shitur 74.5 milionë telefona në tre muaj. Shefi ekzekutiv i kompanisë, Tim Cook, tha se kërkesa për telefona është e ajshtëzakonshme. Megjithatë shitja e iPad është një zhgënjim, pasi pësoi një rënie prej 18 përqind vitin e shkuar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama