Apple ka njoftuar 10.2 miliardë fitime nga shitja e 43.7 milionë iPhone-ve në tre-mujorin e fundit, por ka pranuar rënien dramatike në shitjen e iPad-ëve. Rezultatet e fundit të firmës tregojnë se shitjet e iPad-it kanë rënë me 16% nga viti i shkuar, gjatë të cilit janë shitur rreth 16.4 milionë tableta. Megjithatë, Apple pranon se rënia e shitjeve lidhet me shkaqe që kanë të bëjnë me fuqinë shpikëse.
Rritja e ngadaltë e fitimeve i ka nxitur investitorët të ngrenë shqetësime lidhur me faktin se mos kompania ka humbur fuqinë e saj inovative, që prej ndarjes nga jeta të Steve Jobs.