Apple Google dhe Samsung ne gare per aplikacione te shendetshme

Apple, Google dhe Samsung, ne gare per aplikacione te shendetshme

Për dekada me radhë, firmat e teknologjisë mjekësore kanë kërkuar për gjetjen e mënyrave për t’i bërë diabetikët që të kontrollojnë nivelet e sheqerit me lehtësi, por suksesi ka qenë i pakët. Tani, firmat më të mëdha të teknologjisë celulare po hyjnë bindshëm në lojë.

Apple Inc, Samsung Electronics Co dhe Google Inc po kërkojnë për zhvillimin e aplikacioneve që mund të vishen, siç janë orat inteligjente dhe byzylykët e dorës. Ato po krijohen jo më në cilësinë e pajisjeve që ngjallin kureshtje, por si të dobishme për monitorimin e nivelit të sheqerit. Këto firma kanë marrë shkencëtarë të fushës të mjekësisë dhe inxhinierë, për të krijuar aplikacione për matjen e glukozës në pajisjet e së ardhmes, ka bërë të ditur një burim i besueshëm. Raundi i parë i teknologjisë mund të jetë i kufizuar, por më vonë, komanitë do t’i pasurojnë kërkimet e tyre në një treg global me 12 miliardë dollarë në vitin 2017, sipas kërkimeve nga GlobalData.

 

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama