Aplikacioni qe e kthen telefonin ne nje sistem alarmi

Aplikacioni qe e kthen telefonin ne nje sistem alarmi

Nuk është diçka e këndshme të mendoni se mund të ndodheni në një situatë emergjence dhe se do të keni nevojë për ndihmë, por ky program i ri e bën këtë skenar më pak tmerrues.

“Eye-on-me” (Sytë tek unë) është krijuar për t’i njoftuar miqtë nëse jeni në telashe, duke e kthyer në mënyrë efektive telefonin tuaj smartphone në një buton alarmi. Në momentin që ndizet alarmi, një buton i madh krijohet në ekranin e telefonit dhe kur ai shtypet, u dërgon mesazhe automatike miqve dhe familjes, ku u kërkohet ndihmë. Mesazhi i personalizuar përban vendndodhjen e përdoruesit, që mund të lokalizohet përmes një harte. Duke e shtypur ikonën për herë të dytë, sinjali postohet automatikisht në llogaritë e lidhura në Facebook dhe Twitter.

Po ashtu, aplikacioni ka mundësi të vendosë një kod çaktivizimi që e shuan alarmin dhe u dërgon një mesazh tjetër miqve, duke i informuar se jeni në rregull dhe i sigurt. Alarmi çaktivizohet, por mundësitë e ndjekjes mbeten të ndezura.

Përdoruesit mund të zgjedhin se cilët miq mund t’i “ndjekin” ata dhe të marrin mesazhe alarmi. Ky aplikacion shitet falas deri në fund të majit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama