Një aktivistë hakers ka pohuar për “The voice of Russia” se: “Ekziston një mit mjaft i përhapur në media, sipas të cilit Wikileaks është i ndërtuar nga një kolektiv i gjerë aktivistësh, të cilët adoptojnë vendimet për organizatën. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Wikileaks është një projekt editorial, i krijuar nga vetëm një person, në pronësi dhe e drejtuar nga Julian Assange. Kështu që përveç një dyzine vullnetarësh dhe një grupi të vogël drejtuesish, Wikileaks e Julian Assange esencialisht janë i njëjti entitet”.
Ndërkohë Tyler do të propozohet si një projekt “komunitar”. “Tyler,- vijon aktivisti i Anonymous,- është vetëm një nga platformat e ndryshme të komunikimit që do të hidhen nga Anonymous. Kemi projektin fantastik Par-Anoia dhe vitin e kaluar kemi lançuar LocalLeaks e HackerLeaks, me asistencën e Frontit të Lirisë Popullore. Por ajo çka e bën unik Tyler është fakti se nuk do të shpërndahet nga një server statik”.