Angli i zoti e braktis ne stacionin hekurudhor qeni fillon te qaje

Angli, i zoti e braktis ne stacionin hekurudhor, qeni fillon te qaje

E gjetën të braktisur të mërkurën e shkuar në stacionin hekurudhor të Eastbournit në Angli: me fytyrë të trishtuar dhe sytë plot me lot, i lidhur në një hekur dhe me një tas me ujë përpara.

Ai, një racë “Staffordshire Bull Terrier” i zi, qëndronte aty, duke qarë në pritje të padronit të tij që nuk po vinte. Nuk e dinte që nuk do të kthehej më asnjëherë për ta marrë sërish: ishte larguar me vrap, duke hipur në një taksi si një frikacak, duke e lënë të vetëm.

Por ajo braktisje, mund të hapë për qenin dyert e një jete të re, me dikë që vërtet mund ta dojë dhe nuk do ta tradhtojë. I kapur nga rojet e komunës, kafsha është dërguar në një vend të sigurt dhe fotoja e tij ka bërë xhiron e botës në internet, e hedhur nga shumë persona që duan të ndihmojnë dhe që kanë shkaktuar një garë të vërtetë solidariteti.

“Po përpiqemi të gjejmë të zotin e vërtetë të kafshës. E ftojmë të na kontaktojë”, – ka thënë një zëdhënës i Këshillit të Komunës së Eastbournit. Edhe pse në të vërtetë, një pronar të tillë është më mirë ta humbasësh se sa ta gjesh.

Nëse përpjekja dështon, shpresohet t’i gjendet një shtëpi e re siç ka ndodhur për Kain, qenin Shar-Pei, i cili, menjëherë pas Krishtlindjeve, u gjet i braktisur dhe i lidhur në stacionin e Ayr në Skoci, me një valixhe që mbante pjata dhe lodra. Historia e tij bëri xhiron e botës dhe qindra persona nisën një garë kush ta adoptonte i pari. Dhe në fund, Kai gjeti një padron të ri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama